Siriani para policisë Gjermane: Ne arabët kemi frikë nga shqiptarët

29.07.2016 13:38:51

Një azilkërkues nga Siria është dënuar me 100 euro për shkak se nuk ishte prezent si dëshmitar kundër një shqiptari nga Kosova në gjykatë.

Megjithatë dje, ai nuk ishte prezent përsëri, shkruan media gjermane freiepresse.de. Nuk kuptohet arsyeja e mungesës, nëse ka të bëjë me kërcënim ose thjesht dëshiron ta harrojë atë që dikur tha se: Ai është një person i ndyrë dhe i rrezikshëm. Ne arabët kemi frikë nga shqiptarët. Ata s’kanë çfarë humbin.”

Shprehja e sirianit ishte bërë përpara një viti, gjatë kohës kur kampi i azilit në Aue-Alberoda disa herë i ishte vurë zjarri.  Dëmi i shkaktuar 29.500 euro. Për gjithë këto tentime akuzohet shqiptari nga Kosova, por që në publik askush nuk del ta akuzojë. “Ekziston edhe një video por me cilësi të dobët për ta dënuar,” tha avokati mbrojtës Oliver Ternick, që kërkoi edhe lirimin.

Megjithatë ai përveç zjarreve është akuzuar për shtatë vjedhje brenda kampit të azilit. 22 vjeçari kaloi 90 ditë në burgun e Dresdenit, pasi nuk kishte paguar një gjobë. Të hapura janë nëse do dënohet edhe 11 muaj tjerë.

Para një dite ai u lirua nga burgu, por ju bë me dije nga gjykatësi Hartmut Meyer-Frey, se një përsëritje e gabimit do dënohej menjëherë me “arrest me burg”