Situatë e rëndë pas vërshimeve në Durrës (VIDEO)

19.03.2018 18:31:23
Kaosi, paniku dhe trafiku i rënduar e bllokimi i makinave në rrugë janë disa nga detajet që shoqërojnë Durrësin sa herë përmbyten rrugët si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ndërsa njerëzit e bllokuar në rrugë e të lagur kokë e këmbë e kanë të pamundur të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Qytetarë të ndryshëm në Durrës denoncojnë situatat e vështira ku ndodhen duke na dërguar edhe pamjet përkatëse.

Një ambulancë u bllokua në trafik këtë paradite te pallati i sportit, pasi automjetet e tjera nuk i hapnin dot rrugën.

Ndërsa disa banorë nga Shkozeti raportojnë se prej dy orësh janë bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit.