S’jam në gjendje ta paraqes dosjen në tetor”, prokurori i Speciales zhagit procesin ndaj krerëve të UÇK-së

14.10.2021 12:57:23

Prokuroria e Specializuar e Hagës po vazhdon të zhagitë çështjen kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.

Pavarësisht se avokatët mbrojtës kanë kërkuar që dosja paragjyqësore të dërgohet në fund të këtij muaji, Zyra e Prokurorit të Specializuar po thotë se nuk është në gjendje ta bëjë këtë.

Me anë të disa parashtresave të cilat kjo Prokurori i ka dërguar në Gjykatë, ka bërë të ditur se nuk është në gjendje që këtë dosje ta dorëzojë në fund të tetorit ashtu siç është kërkuar, por vetëm kah mesi i dhjetorit, konkretisht më 17 të muajit në fjalë.

“Në dritën e qëllimit të deklaruar të gjyqtarit të procedurës paraprake, Zyra e Prokurorit të Specializuar siguron parashtresa për të lehtësuar caktimin e një afati për dorëzimin e përmbledhjes paraprake të ZPS-së. Në veçanti, ZPS konfirmon se do të ishte në gjendje të paraqiste njoftimin paragjyqësor më 17 dhjetor 2021”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë.