S’ka më njerëz nën rrënoja, ndërpriten kërkimet në Thumanë

28.11.2019 11:45:43

Teksa raportohet se numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 41, mësohet se në Thumanë është ndërprerë operacioni i kërkim-shpëtimit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm atje janë nxjerrë 3 trupa të pajetë nga rrënojat.

‘Aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit është ndërprerë pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja’-bën me dije Ministria e Mbrojtjes.