Skandal në QKMF Lipjan: Mjekët ia qesin çelësin repartit stomatologjik

17.08.2016 18:21:28

Jo rrallë herë pacientët detyrohen të presin për të marrë një tretman mjekësor në shtëpitë e shëndetit.

Mirëpo, sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, pacientët të cilët kanë shkuar për të marrë tretman mjekësor nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë e kjo për faktin se askush nga stafi mjekësor nuk ka qenë aty, transmeton Telegrafi.

Njëri nga pacientët i cili kishte shkuar për të marrë tretman në ordinancën stomatologjike në QKMF ka bërë edhe një video, ku shihet qartë se të gjitha zyret e mjekëve të ndërrimit të pasdites janë të mbyllura me qelës.

Ani pse koha e pauzës për ndërrimin e pasdites është nga ora 16:00-16:30, mjekëve siç duket nuk iu është bërë vonë dhe e kanë vazhduar edhe për një orë pauzën.