Skandal në Spitalin e Gjakovës: Pacienti i shtrirë në tokë, mjekët s’i ofrojnë shërbime (Video)

15.10.2016 12:12:44
Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, pretendohet të jetë xhiruar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, saktësisht në repartin e kirurgjisë. Aty shihet se si një person qëndron i shtrirë në dysheme, derisa askush nga mjekët nuk i dëgjon thirrjet e tij dhe s’i afrohet për t’i ofruar shërbime, shkruan Gazeta Express.

Video mendohet të jetë bërë në ndonjë orë të vonë të natës, dhe sipas atyre që e kanë publikuar, mjekët kujdestarë në atë kohë i kishte zënë gjumi.