Skandali i Policisë me mos arrestimin e sulmuesit të Bajram Mulakut

21.03.2017 13:10:21

Smajl Istrefi, ish ushtar i UÇK-së, kishte hyr dje me armë në zyrën e kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulakut.Istrefi kishte hyr në komunë edhe vitin e kaluar, por me një armë të ftohtë, thikë, që kishte kërcënuar stafin. E krejt këto kërcënime i ka bërë Istrefi në gjendje të dehur, sipas Policisë së Kosovës.

Por dje, Istrefi nuk u arrestua nga Policia e Kosovës në Komunën e Vushtrrisë, por jashtë saj, pasi atë Policia e Kosovës nuk e arrestoi kur doli nga zyra e kryetarit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Vushtrrisë, Avni Zaiti thotë për lajmi.net se personi i armatosur u arrestua jashtë objektit të komunës, pasi sipas tij, Policia nuk u lajmërua fare, derisa personi doli jashtë komunës.

Zahiti thotë se Policia është telefonuar pasi personi ka dal nga Komuna e Vushtrrisë.

“Arsye është se kur është telefonuar Policia, është thirrur pasi personi ka biseduar me kryetarin dhe ka dal nga zyra”, thotë Zaiti për lajmi.net

Lajmi.net merr vesh se Istrefi është lënë nga Policia të dal jashtë objektit të komunës të hyp në një taksi dhe pas disa metrave të arrestohet. E kjo ka bërë që të ketë edhe debat nga policët në mes veti, se çka janë duke bërë që personi nuk po arrestohet.

Por Zaiti e ka mohuar se personi është arrestuar në taksi.

“Nuk ka të bëj me taksi, zyrtarisht ai është arrestuar te shkallët e Komunës te hyrja. Brenda komunës konsiderohet brenda hapësirave, mirëpo komuna nuk ka oborr”.

Zaiti është pyetur për një tjetër kërcënim që e kishte bërë Istrefi vitin e kaluar me thikë, por zëdhënësi i Policisë ka thënë se nuk ka informacion të tillë.

“Nuk kam kësi informacioni, në Polici nuk ka rast të tillë. Zyrtarisht nuk ka asnjë rast të tillë. Dje ky ka shkuar në zyrën e kryetarit, janë ballafaquar me të, tek më vonë është thirrur Policia”.

Zahiti është pyetur se a është recidivist personi që ka hyr në komunë me armë, por e ka mohuar.

“Nuk është i njohur për Policinë, pasi nuk është recidivist i veprave”.

“Nuk ka pasur diçka më shumë, por zyrtare është kjo: Ka qenë i armatosur, ka hyr në zyrën e kryetarin, kanë biseduar çka kanë biseduar, krejt kur kanë dal ata i kanë thënë Policisë hajde se ka hyr dhe ka dal. Policia nuk ka pasur informacion para se me hy, por tek pasi ka hyr dhe ka dal, Policia e ka prit te dera”, thotëi Zaiti për lajmi.net

Por krejt të kundërtën e thotë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku.

Ai thotë se Policia ka qenë tek dera e zyrës së tij në momentin kur personi i armatosur ka qenë në zyrën e Mulakut.

Mulaku thotë se Policia kanë dashur të futen në zyrën e tij, por që ky iu ka kërkuar që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“Në korridor kanë qenë, dhe kanë deshtë të hyjnë, por unë ju kam thënë pritni, sepse e kam pas situatën nën kontroll. Realisht kur ka hyr në zyrë iu ka nxirr arma atij, ju ka heq arma nga dora, prandaj se kam lejuar Policinë fare të hyj, ju kam thënë pritni derisa të bisedoj pak me të, e kemi kryer dhe e kemi nxjerr jashtë”, thotë Mulaku për lajmi.net.

Sipas tij, personi është arrestuar jashtë objektit të komunës.

“Kujtoj se jashtë objektit të komunës është arrestuar, se na prej korridorit vetëm e kemi përcjell”.

Mulaku e ka konfirmuar se personi që ishte në zyrën e tij, ka qenë edhe para disa muajve me thikë i ka kërcënuar stafin.

“Jo në zyrën time s’ka qenë, por ka qenë në komunë, ka bërë kërcënime ka bërë shantazhe, para 3 ose 4 muajve, ia kanë hequr një armë të ftohtë nga dora dhe unë nuk e kam ditur, tek më pas e kam marr vesh që ka qenë”.

Mulaku thotë se personi që ishte në zyrën e tij me armë, i ka kryer dy vrasje pas luftës.

“Dy vrasje i ka kryer pas lufte”.

Mulaku është pyetur se a do të kërkon mbrojtje nga Policia.

“Tash jam me komandantin duke biseduar dhe do të shohim”.

Ndërsa një zyrtar i Policisë së Kosovës ka thënë se mos arrestimi i Istrefit në komunë mund të dëshmohet përmes kamerave që vëzhgojnë hapësirën e komunës. Ai ka thënë për lajmi.net se Istrefi ka kaluar përmes afër 20 policëve nëpër korridorin e komunës, por që nuk është arrestuar. “Janë pamjet e kamerave që e dëshmojnë se personi i armatosur ka kaluar përmes policëve dhe nuk është arrestuar