Skandali seksual në jetimore, gjykata e Shkodrës lë në burg ish-drejtoreshën

11.01.2017 12:01:23

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg ish-drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës, Albana Llazani, e cila akuzohet se ka lejuar dhunën seksuale të shkaktuar prej birit të saj ndaj dy fëmijëve të mitur të jetimores në Shkodër.

Avokati i Llazanit ka kërkuar shtyrjen e seancës gjë që nuk është pranuar nga gjykata e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj saj.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Llazani ka ndodhur gjatë ekskursioneve të organizuar në Velipojë dhe Razëm dy fëmijët të cilët duke qenë jashtë kontrollit të drejtoreshës, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve dhe në raste të tjera djali B. LL ka ngacmuar seksualisht fëmijët e seksit femër me moshë më të vogël se ai.