Rama ironizon Bashën: Programi i PD-së, kondicioner për çdo shtyllë!

11.01.2017 12:00:22

Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar t’i përgjigjet kreut të opozitës Lulzim Bashës në lidhje me kritikat e liderit të PD-së për punonjësit e OSHEE.

PD ankohet se punonjësit e OSHEE nuk kanë kushte, ndërkohë që qeveria vendosi shpërblim për gjithë punonjësit, të cilët po mbajnë realisht në punë sistemin energjitik.

“Lulëzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSHEE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë”, – është ironia e Ramës në “Fb”.