Skender Hyseni : Kosova ka një polici të shkëlqyeshme, por askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë sulme,

29.03.2017 18:19:17

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë.

“Është e vërtetë që një numër i kosovarëve u janë bashkuar fronteve të huaja të luftës. Por, edhe institucionet kanë ndërmarrë disa veprime, përfshirë edhe miratimin e Ligjit që sanksionon pjesëmarrjen në luftërat e huaja”, ka thënë ministri Hyseni.

Ai përmendi me këtë rast edhe strategjinë kundër radikalizmit dhe ekstremizmit.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka disa prioritete që prekin fusha të caktuara, si shkollat, familjet, komunitetet, ku punohet për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri.

Kosova ndodhet në fazën e post-radikalizmit. Sipas tij, tani puna më e madhe duhet të jetë, jo vetëm në parandalimin e pjesëmarrjes në luftërat e huaja, por edhe parandalimi i njerëzve që kanë marrë pjesë në ato luftëra, që të ndikojnë negativisht te pjesa tjetër e popullatës.
Unë jam kundër mënyrës së predikimeve që bëjnë disa imamë, qoftë në Kosovë apo jashtë saj. Ne kemi një traditë të tolerancës dhe paqes, çka ka qenë pjesë e traditës edhe e religjionit”, ka thënë Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ministri Hyseni përmendi rastin e ndeshjes Shqipëri- Izrael, kur Policia e Kosovës, në bashkëpunim me policitë rajonale, arriti që të parandalojë një sulm terrorist gjatë asaj ndeshjeje.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës