Skënderbeun ta kthejmë në derë e hyrjes se Dugagjinit- Në Zym

02.05.2018 11:28:03

 

Nikollë Kërhanaj

Këto ditë të bukura pranëverore, Këshilli Organizativ “Takimet e Gjeçovit” dhe Këshilli për Ruajtjen dhe Promovimmin e Trashëgimisë Kulturore-historike në Zym, të ulur në një kuvend , nën hijen e Ukerës së Vjetër të Gjergj Palit (kishin mendjen se janë pranë Gurit Lapidar “Abetarja e Zymit” që është në largësi prej 100 metrash apo të ndonjë lisi, bliri, pishe apo plepi, të cilët  janë objekte të veçanta kulti ku duhet të betohen burrat apo të bëjnë marrëveshje për çështje madhore të kultures kombëtare-objekte të tabuizuara të cilat janë në Zym). Në përbërje të këtij Këshilli  ishin të ftuar e të pranishëm skulptori z. Sadik Spahia dhe  shkrimtari Stefan Çapaliku nga Tirana, u oorganizua një takim pune me ç’rast shqyrtuan dhe kontaktuan një plan-projekt për punimin e një busti të Skënderbeut me reliktet e tij të luftës (bust specific e i veçantë nga bustet  e shtatoret  tjera në trojet e Kosovës-Dardane e më gjërë (Përkrenarja,shpata, veshja, rrobet e luftës, ambienti etj.)., Krejtë këto, duke e dijtur nga fakti historik se familja fisnike e Kastriotëve ishte kryezot në Principatën e tij që shtrihej nga Prizreni në Mat e  Dibër. Dhe, në përkujtim të Vitit Jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së tij do të bëhet një vepër e tillë. Busti do të vendoset në hyrje të brëndëshme të fshatit, ku do të ngritet edhe “PORTA E HYRJES” (Kartolina e Zymit) në fshatin muze – Zymi. Sipas planifikimit, busti do të përurohet në dy-tri ditëshin e manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, më 12 e 13 tetor 2018 në Zym

Investimin prej rreth 20 mijë eurosh do ta bbëjnë kurbetçarët nga lokaliteti Zym-Shëngjergj e bregdri, të cilët i falenderojmë për kontributin e rregulltë e të përhershëm.

Zym, 02 maj 2018