Sonte në “Duel D”, debati për Shtimen: Kush do ta fitojë debatin, Ismaili apo Rashiti? (Sondazhi)

05.11.2017 19:17:00

Në RTV Dukagjini vazhdojnë debatet zgjedhore për komunat e mbetura në balotazh.

Sonte në “Duel D” do të zhvillohet debati në mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Shtimes.

Në debatin që do të drejtohet nga gazetari Arben Ahmeti, përballë njëri-tjetrit do të jenë Naim Ismaili nga PDK dhe kandidati i pavarur, Fatmir Rashiti.

Më poshtë lexuesit mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se e ka fituar debatin e sotëm. /Telegrafi/