Sonte në TV Dukagjini: Baton Haxhiu flet në “Personale” (Video)

22.10.2016 20:06:54

Publicisti Baton Haxhiu flet sonte në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Haxhiu shpreson që skena aktuale politike të ndryshojë sa më shpejt që është e mundur.

Ai thotë se PDK ka gjasa të fitojë vetëm edhe një mandat, derisa nuk sheh të ardhme të mirë të LDK-së.

Në këtë intervistë, si asnjëherë më parë Haxhiu rrëfen në veten e parë përjetimin e luftës si gazetar dhe njohjen me akterët e UÇK-së.

Personale me autore Krenare Vokshi Shalën është emisioni ku personalitete të artit, politikës dhe medias tregojnë të pathënat e tyre.