Sot 150 udhëtarët e linjës Prishtinë –Shtutgart mbesin të ngujuar në Aeroport, nuk kanë informacione kur niset aeroplani për Gjermani

31.07.2021 14:56:01

Rreth 150 udhëtarë nuk kanë asnjë informacion se kur do të niset për Gjermani aeroplani i tyre i linjës Prishtinë –Shtutgart.

Disa udhëtarë kanë treguar për se janë duke pritur që disa orë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Kemi ardhur dy orë para kohë, që në 5 të mëngjesit, pasi aeroplani për Shtutgart është dashur të niset në orën 7. Askush nuk tregon asgjë se kur do të niset. Nuk ka asnjë informacion për këtë ligje që të paktën 15 orë. Janë rreth 150 pasagjer që janë shtrirë në ulëset e aeroportit”, ka treguar një pasagjer, i cili ka dërguare dhe pamje.