Sot mbahet tryeza e LDK-së

25.04.2018 09:14:23

Tryeza e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në të cilën janë ftuar të gjithë liderët e partive politike, do të mbahet sot duke filluar në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës.

Deri tani pjesëmarrjen në këtë tryezë,  ku pritet të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe për temat tjera me rëndësi për vendin, e kanë  konfirmuar AAK, Nisma dhe Vetëvendosje.

Ndërsa PDK ende nuk e ka konfirmuar.  Zyrtarë të kësaj partie kanë pohuar për KosovaPress, se vendimi për pjesëmarrje apo jo në këtë tryezë, do të bëhet i ditur sot.