Sot organizohet tryeza për gjendjen e gjyqësorit në Kosovë, dhe ligjin e ri për falimentim

15.08.2016 10:01:31

Sot organizohet tryeza në të cilën do të diskutohet për gjendjen aktuale të gjyqësorit në Kosovë dhe zbatueshmërisë së kontratave, përfshirë cilësinë e vendimeve, përgatitjen e gjyqtarëve në çështjet komerciale, si dhe kohëzgjatjen e procedurës gjyqësore.

Sipas një njoftimi për media, kjo tryezë ka për qëllim të prezantoj një pasqyrë të Ligjit të ri për Falimentimin dhe ndikimet e tij në funksionimin e aktiviteteve afariste në ekonominë e tregut.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha si dhe Mike De La Rosa,U.D. i Shefit të Misionit të USAID në Kosovë.