Sot priten konstruksionet si do të ndërtohet Ushtria e Kosovës

09.02.2017 08:24:49

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të japin konstruksionet e tyre për atë se si do të ndërtohet ushtria e ardhshme e Kosovës.

Nisma e kreut të Komisionit për FSK-në, Daut Haradinaj, mori mbështetjen e anëtarëve të tjerë.

Në takimin e djeshëm, Haradinaj potencoi se institucionet e kanë për obligim që FSK-në ta bëjnë ushtri.

Ndërsa partitë në pushtet kanë thënë se nuk janë pjekur kushtet që kjo çështje të shtrohet në debat publik për faktin se duhet shqyrtuar edhe njëherë rrugët kushtetuese.

Por Nisma për Kosovën pak beson se debati i nesërm mund të jetë në favor të FSK-së, derisa fajtor për dështimin e krijimit të ushtrisë e sheh PDK-në.

Komisioni për siguri i ka bërë ftesë shefit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, që në seancën e ardhshme të komisionit të raportojë për praninë e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës, për çfarë raportuan mediat serbe.