Sot provimi i maturës

14.06.2017 10:43:19

Nën organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), sot organizohet “Provimin e Maturës 2017”, për rreth 30 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), tha se janë 100 pyetje në pjesën e parë të testit.

“Matura ka filluar në vitin 2007-2008. Ka vetëdijesim të të gjitha palëve të interesit. Punohet me të njëjtat standarde. Konsideroj se është një përvojë e mirë në këtë proces”, tha Kadriu sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij që nga viti i kaluar është bërë ndryshimi tek kalueshmëria. Ai tha se provimi i maturës do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

Kadriu ka bërë me dije se shumica maturantëve viteve të kaluara e kanë kaluar provimin e maturës. Ai tha se testi përpilohet nga ekspertë të fushës së caktuar. “Është një proces shumë kompleks. Në fillim ofrohen shumë pyetje, pastaj klasifikohen”, tha ai.

Ai bëri me dije se nëse dikush do të zihet duke kopjuar do të penalizohet edhe për afatin e dytë.Sipas tij në të ardhmen do të jetë matura digjitale.