Sot u vulos fitorja e madhe e kryetarit Imri Ahmeti në zgjedhjet e 22 Tetorit

17.10.2017 21:00:44

LDK në Lipjan është e madhe. Kurse mbështetja për kryetarin Imri Ahmeti dhe rrugëtimin e tij drejt fitores së madhe të 22 Tetorit po rritët çdo herë e më shumë.
Kjo mbështetje madhështore dhe e fuqishme u dëshmua sot në Tubimin Qendror të LDK-së në Lipjan, ku kryetari Imri Ahmeti shpalosi programin e tij qeverisës për Lipjanin.

Kryetari Imri Ahmeti, në këtë tubim duke shpalosur ka thënë se është ballëhapur dhe shumë përgjegjës para çdo qytetari për mënyrën e qeverisjes së tij katër vjeçare sepse ka arritur të kthej besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

“Unë dua mbështetjen e gjithë qytetarëve lipjanas për te vazhduar akoma me fuqishëm zhvillimin e Lipjanit dhe gjithë fshatrave tona sepse ne punua pa dallim në gjitha fshatrat pa e ndarë asnjë fshat dhe asnjë lagje. Ne ndërtuam rrugë, trotuare, ndriçim publik, infrastrukturë shkollore, rregulluam shtretër të lumenjve, ndërtuam shkolla e terene sportive. Projektet tona do të vazhdojnë mbi këtë bazë edhe më fuqishëm pa dallime politike e partiake për të realizuar investime në çdo lokalitet në të mirë të mirëçenjës së qytetarit tonë. Ndërsa Lipjanin do ta bëjmë një qytet ekologjik duke shtuar hapësirat gjelbëruese dhe ambient të pastër. Kurse në gjithë qendrën e qytetit do të mundësojmë qasjen në “Free WI-FI”. Gjithashtu do të krijojmë parkingje të menaxhuara me komunitetin. Ndërkaq sheshi i qytetit do të duket edhe më bukur me vendosjen e përmendores së legjendarit Adem Jashari. Kurse në parkun e qytetit do të vendoset busti i heroit tonë Ismet Asllani” është shprehur kryetari Imri Ahmeti.

Ahmeti më tutje ka shtuar se do të vazhdoj të krijoj ambiente më të mira dhe për bizneset si dhe ndërtimin e Zonave të Lira Ekonomike. Do të shpërndaj fonde për Bujqit dhe Fermerët. Mundësi të praktikës profesionale të studentëve me pagesë në institucionet komunale. Fonde për fuqizimin e rolit të gruas dhe rinis si dhe shërbime shëndetësore më të avancuara dhe mbështetje më të fuqishme të rinis dhe klubeve sportive e aktiviteteve të ndryshme kulturore. Ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të jenë monitorues dhe ndërtues të së ardhmes së tyre duke i ftuar që bashkë të jenë pjesë e zhvillimit dhe me 22 Tetor të vuloset fitorja e tij dhe e LDK-së në Lipjan që në rundin e parë.

Ndërkaq Akademik Isa Mustafa, i bindur në fitoren e kryetarit Imri Ahmeti ka thënë se sot të gjithë qytetarët e Lipjanit e kanë të qartë fitoren e Kryetarit Imri Ahmeti në Lipjan i cili është pa konkurrencë në Lipjan.
“Kandidatëve të tjerë ne ju themi që sot se mund të shkojnë te pushojnë edhe nja dy mandate te tjera dhe të mësojnë se si duhet qeveriset drejt” është shprehur në mes të tjerash kryetari i LDK-së, Akademik Z.Isa Mustafa.

 

Fotografia e LDK Lipjan