Zgjedhjet lokale ia tregojnë vendin VV-së

22.10.2017 23:19:16
 Rezultatet pas zgjedhjeve të sotme lokale e rendisin LDK’në e Isa Mustafës si partinë e parë në vend. PDK mbetet e dyta e ndjekur nga VV.

Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu thotë në Klan Kosova se partia më e madhe në vend është LDK me 210 mijë vota. Kjo sipas rezultateve të zgjedhjeve të sotme lokale.

PDK e Kadri Veselit renditet e dyta me 140 mijë vota dhe VV me 130 mijë.

E katërta në radhë vjen AAK e Kryeministrit Ramush Haradinaj e cila ka marrë 100 mijë vota.