Sovraniteti i Kosoves i rrezikuar nga udhëheqësit e shtetit

01.07.2019 22:25:39

Nga: Flamur Beqiri

Në një ceremoni të zhvilluar në Amerikë, për të gjallë të Presidentit Rugova ati i ishte dorëzuar mirënjohja “Mik i SHBA-ve”, nga Zv.guvernatorja e Pensilvanisë znj. Katrin Bejker Noll, e cila me këtë rast kishte thënë se miqësia e Ibrahim Rugovës ndaj SHBA-ve ka qenë jo vetëm në të mirë të Kosovës, por edhe në të mire të SHBA-ve. Thënje që në fakt e përkufizon dhe vërteton interesin e dyanshëm, gjeopolitik, të kësaj miqësie! Vizioni dhe doktrina politike e filozofike e Ibrahim Rugovës për një Kosovë të pavarur e sovrane të integruar në BE dhe NATO dhe miqësi të përjetshme me SHBA, ishte e mishëruar në shumicën e popullit të Kosovës dhe tashmë kishte marrë udhë e ishte në proces të jetësimit! Por, duket se ky vizion, që nga shkuarja në amshim e Ibrahim Rugovës, ka pësuar një ngecje në zhvillim sidomos kur bëhet fjalë për sovranitetin, integrimin në BE dhe NATO, ndërsa, edhe pse, me qarje të vogla, në raport me miqësinë me SHBA, ky vizion është më stabil! Sot, sovranitetiti i Kosovës, i kërcënuar në vazhdimësi nga shteti Serb, më shumë është i rrezikuar e i kërcënuar përbrenda, nga vet udhëheqësit e Republikës, pa përjashtim! Politikat populiste, pa vizion dhe pa sens zhvillimor, për Kosovën, të udhëheqjes politike të Kosovës qojnë në një Republikë të brishtë e të lëndueshme. Loja me sentimentin nacional, duke ngacmuar shqiptarët brenda dhe jashtë kufinit, përmes deklaratave për bashkim trojesh e lëvizje kufijsh, poashtu, qojnë ujë tek kundërshtarët e pavarsisë dhe rrezikojnë sovranitetin e Republikës! Sentenca, Integrimi në BE, mbetet sfidë dhe tashmë është një sens gati se abstrakt ndërsa ka mbetur vetëm në zhargonin politik të një numri të vogël të përfaqësuesve politikë, dhe shumicës së shoqërisë civile, e përmendet, vetëm në rastet kur ka ndonjë ngjarje e cila lidhet me BE, dhe fjalia “integrimi në BE” domosdoshmërisht duhet përmendur për shkat të kurtoazisë politike e diplomatike! Aferat korruptive, keqpërdorimi i parasë publike pa më të voglin hezitim, tenderë e dhënje të kontratave vartësve partiak, zyrtarë të ndjekur penalisht, punësime familjare, falimentim të ndërmarrjeve publike, rritje të shpenzimeve të administratës shtetërore, kërcënime ndaj prokurorëve dhe gjykatësve e shumë dështime tjera në fushën e ligjit qojnë drejt një perspektive të pasigurt evropiane! lntegrimi në NATO, Kosova është vendi i vetëm nga shtetet në rajonin e Ballkanit perendimor jasht procesit të zgjerimit të NATO-s. edhe pse varet nga zhvillimet politike, Kosova përmes zhvillimit të politikave të sigurisë nacionale në bashkrendim, thuaja se, gati të plotë me SHBA, poziocionimi i Kosovës në luftën kundër terrorizmit, prezenca e NATO-s, kampi Bonsteel, ushtrimet e përbashkëta të Forcave të Kosovës dhe masat tjera të ndërmarra të cilat kanë të bëjnë me sigurinë globale, na jepin shpresë për një pozicion më të volitshëm të Kosovës karshi NATO-s. Miqësia e përjetshme me SHBA nuk nënkupton vetëm formën deklarative të këtyre raporteve. Miqësia me SHBA të obligon t’i pranosh një sërë detyrimesh të cilat e forcojnë këtë miqasi! Zhvillimi i shtetit përmes demoktratizimit të shoqërisë, luftës kundër korrupsionit, zhvillimit të sistemit arsimor dhe shëndetësor, bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare e zhvillime pozitive në fusha tjera forcojnë këtë lidhje. Deklaratat e zyrtarëve shtetëror Amerikan, në vazhdimësi, për përkushtimin e SHBA-ve për një të ardhme të ndritur për Kosovën na sigurojnë për këtë miqasi! Nata e 22 dhjetorit të vitit të kaluar, tentativa për shfuqizimin e gjykatës speciale dhe tendencat tjera për minim të këti raporti më shumë se miqësor nuk duhet të ndodhin dhe se është i obligim i të gjithë neve që këto raporte me SHBA të ruhen dhe kultivohen në përjetësi!