Gjimnazi Loyola arrin kalueshmërinë 100% në Provimin e Maturës

02.07.2019 11:10:11

Edhe këtë vit, Gjimnazi Loyola Prizren ka arritur rezultatin maksimal në Provimin e Maturës shtetërore. Nga të dhënat që dje publikoi MASHT-i, kalueshmëria e këtij provimi në këtë shkollë është 100%, që do të thotë se provimin e kanë kaluar të gjithë nxënësit, gjithsej 117.

Bazuar në suksesin e përgjithëshëm, sipas lëndëve, arritshmëria e nxënësve të kësaj shkolle arrin në 77.8 %. Kështu, Gjimnazi Loyola vazhdon traditën e sukseseve të larta, duke qëndruar dukshëm mbi mesataren në nivel vendi.

E.S.