Zbardhen të tjera detaje nga jeta e Enver Hoxhës. Historiani amerikan James S O’Donnel, ka treguar në librin e tij informacione mbi jetën e tij.
Një shembull i dyshimeve që rrethonin Hoxhën është përdorimi i raportuar i një sozie që ishte bërë të dukej identik me udhëheqësin.
Një histori e tillë tregohet nga Loyd Jones në librin e tij të udhëtimeve, ku pretendohet se një dentist i quajtur Petar Shapallo luante rolin e Hoxhës në shumë funksione zyrtare, duke ulur rrezikun e atentatit ndaj Enver Hoxhës.
Jeta e fshehtë që jetonte Shapallo tregohet nga këto udhëzime që ai merrte për detyrën e tij: Shapallos i ishte thënë të favorizonte këmbën e majtë kur ecte. Në rast të takimeve të paplanifikuara me publikun ai udhëzohej të fliste për kujtime të fëmijërisë. Ai duhet të niste duke shikuar në largësi dhe duke thënë: “Kur kam qenë i vogël …”.
Shapallo ishte një sozi perfekte për Hoxhën. Kur udhëheqësi mbante dietë edhe ai binte në peshë, linja e flokëve të tyre rrallohej njëlloj, ndërsa kur udhëheqësi kishte ndrydhur këmbën, edhe Shapallo çalonte.
Edhe në film Shapallo ishte si një hije e ngadaltë e Hoxhës që ia bënte me dorë turmave, ose kur ndalonte për të marrë lule nga një vajzë e vogël.
Është e thjeshtë të kuptohet se nëse kjo histori është e vërtetë, jeta e Shapallos ka qenë një ferr, megjithëse në sipërfaqe jetonte në bllokun e veçantë të udhëheqjes në Tiranë.