Shqipari në Itali humb jetën, i bie pema sipër

01.05.2018 14:59:10

Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Mediat vendase raportojne se Nikolin Gjeka humbi jetën pasi i ka rënë pema sipër.

Ngjarja ka ndodhur në Pistoia. Sipas raportimeve, 50 vjeçari Gjeka ishte duke sharruar dru në pyll, ndërsa një pemë e ka rënë sipër.

Ai u gjet në një pyll mes Campiglio dhe Celo.

Policia nuk arrit të gjejë shqiptarin për shkak të errësirës dhe ndërpreu kërkimet për t’i rinisur sot në mëngjes.

Nikolin Gjeka la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Image