Suharekasi e bën për spital të dashurën, e rrahu shkaku i xhelozisë

22.08.2020 10:10:06

Një femër në Suharekë përfundoi dje në spital nga i dashuri i saj.

Ky i fundit, siç bëri të ditur policia në raportin 24 orësh, e goditi të dashurën në pjesë të ndryshme të trupit për shkaqe xhelozie, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari nuk është hasur ende nga policia teksa rasti vazhdon të hetohet.