Spanja kërkon ekstradimin nga SHBA të 10 personave

27.03.2019 17:53:45
Autoritetet spanjolle kërkuan ekstradimin nga Shtetet e Bashkuara të 10 personave, tëcilët kanë hyrë me forcë në ambasadën e Koresë së Veriut në Madrid muajin e kaluar,në përpjekje, sipas tyre për t’ia dhënë informacionin e vjedhur, FBI-së.

Të dyshuarit vetëquhen Mbrojtja Civile Cheollima dhe e përshkruajnë veten si njëlëvizje për të drejtat e njeriut që punon për të çliruar Korenë e Veriut. Në faqen e saj tëinternetit, organizata tha se veprimi i saj në Madrid ishte përgjigje ndaj një “situateurgjente”.

Një gjyqtar spanjoll beson se dhjetë të dyshuarit udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuarapas sulmit të 22 shkurtit. Hong

Chang, i cili dyshohet se udhëhoqi grupit që kreubastisjen në ambasadë, dyshohet gjithashtu se u përpoq t’ia japë materialin e vjedhurFBI-së pas mbërritjes në SHBA.

Origjina e grupit mbetet mister. Grupi tha se çfarëdolloj informacion që ështëmbledhur, ia ka dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve.

“Ky informacion iu dha me kërkesën e tyre”, thuhet në deklaratën grupit.

Ndërkohë, një deklaratë e FBI as konfirmoi as mohoi ekzistencën e një hetimi për këtëçështje, por vinte në dukje se FBI-ja ka marrëdhënie të mira pune me strukturatligjzbatuese spanjolle.

Në një reagim të martën zëdhënësi i Departmentit të Shtetit Robert Paladino tha se “qeveriaamerikanenukkatëbëjë fare me këtëçështje”.