Specialja bën bashkë presidentin dhe kryeministrin: Në pritje të përfundimit të takimit Thaçi-Haradinaj

22.12.2017 22:37:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në këto momente ndodhet në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky takim vjen pas dështimit për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, në të cilën pritej shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ndryshe, sot ka pasur një mori reagimesh nga ambasadorët e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, si dhe nga partitë politike parlamentare, të cilët e kanë cilësuar se nëse shfuqizohet ky ligj, konsekuencat për vendin, do të jenë të rënda.