Spiuni rus, Moska: Londra të sjellë prova, ose të kërkojë falje

19.03.2018 13:23:13

Britania e Madhe të tregojë provat e një përfshirjeje të Moskës në helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal, ose të kërkojë falje”.

Kjo është deklaratë e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili ka komentuar akuzat e Londrës, sipas të cilave, pas vdekjes helmimit të Skripalit dhe vajzës së tij Yulia në Salisbëri në Angli, qëndron pikërisht Rusia.

“Herët a vonë, këto akuza duhet të zgjidhen: ose sillni prova, ose kërkoni falje”, – ka shpjeguar Peskov.

Ndërkohë Bashkimi Europën ka bërë të ditur se do t’i marrë “shumë seriozisht” akuzat e formuluara nga Britania e Madhe ndaj Rusisë.

Në një dokument shtesë, ministrat e Jashtëm të BE-së, “dënojnë me forcë” sulmin në Salisbëri dhe i kërkojnë Moskës “të japë menjëherë informacione të plota për OPAC-un mbi programin e saj për gazin ‘Novichok’ (i cili dyshohet se është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus Serghei Skripal dhe vajzën e tij)”.

“Përdorimi i armëve kimike nga ana e kujtdo, në çdo rrethanë, është plotësisht i papranueshëm dhe është një kërcënim për sigurinë e të gjithëve, – thuhet në dokument. – Unioni është i tronditur për përdorimin ofensiv të çdo gazi nervor të shkallës ushtarake, të llojit të zhvilluar në Rusi, për herë të parë në tokën Europiane në më shumë se 70 vjet”.