Stacioni hapësinor rrezikon Ballkanin, përfshirë Kosovën – (Foto)

09.03.2018 13:43:40

Copëzat e fluturakes do të bien në një zonë disa qindra kilometra të gjerë

Pjesët e stacionit hapësinor “Tiangong One” i cili gjendet jashtë kontrollit të ekipit në Tokë, pritet të bien në tokë në fillim të muajit prill, ndërsa hapësira e Ballkanit është lokacionin më i mundshëm, transmeton Zeri.info.

Image

Edhe pse shumica e këtij stacioni hapësinor që peshon 8.5 tonelata do të shpërbëhet me rastin e hyrjes në atmosferë, disa pjesë të tij që peshojnë deri në 100 kilogramë, pritet të bien në tokë.

Ajo që shqetëson më shumë, është fakti se stacioni hapësinor përmban karburantin e raketave hidrazinë, i cili në rast të ekspozimit afatgjatë, mund të shkaktojë dëmtimin e mëlçisë dhe sistemit nervor. Kina e ka humbur kontrollin ndaj kësaj fluturakje qysh në vitin 2016.

Image

“Aero-Space” e cila merret me zhvillimin teknik dhe shkencor për NASA-n, thekson se një numër i pjesëve të kësaj fluturakeje, do të përfundoj në tokë, të cilët do të bien brenda një hapësire disa qindra kilometra të gjerë.

Dhe pjesa më e rrezikuar është Ballkani, që përfshinë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, shkruan tutje Zeri.info. Mirëpo, ekspertët sigurojnë se edhe nëse dikush gjendet në zonën e rënies, shanset që të goditet nga ndonjë pjesë e këtij stacioni, janë një milionë herë më të vogla se sa të fitoj në lotari.

Ata theksojnë se në historinë e fluturimeve hapësinore, nuk është lënduar asnjë person nga pjesët e fluturakeve hapësinore.