Stamboll: Arrestohen 40 shtetas të huaj

19.09.2016 11:39:49

Pjesëtarët e Policisë të njësisë antiterror kanë arrestuar në Stamboll 40 shtetas të huaj sit ë dyshuar se kanë lidhje me shtetin islamik(ISIS).

Siç bën të ditur agjencia shtetërore Anadolu gjatë aksionit të Policisë janë arrestuar shtetas afganë, nga Azerbajxhani , Irani dhe Iraku.

Sipas kësaj agjencie disa nga të dyshuarit kanë qenë në luftë në Siri dhe më vonë janë kthyer.