Togeri i dënuar në SHBA i rikthehet FSK-së

19.09.2016 11:42:54

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, togeri Ismail Sekiraqa, i cili u arrestuar nga SHBA nën dyshimin për abuzim seksual me të një të mitur, është shpallur i pafajshëm nga autoritet e drejtësisë amerikane.

Pasi i njëjti është liruar nga kjo akuzë, FSK-ja ia ka hapur dyert për tu rikthyer në vendin e punës. Ndërsa derisa Sekiraqa qëndronte ‘prapa grilave’ në SHBA, ai merrte një pjesë të pagës nga Minstria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Remzije Zeqiraj, Zyrtare për marrëdhënie me publikun në FSK, ka konfirmuar për “Indeksonline” rikthimin e togerit në Forcën e Sigurisë. Sipas saj, lirimi nga akuza për ngacmim seksual është një lajm i mirë dhe i cili nuk ka ndikuar në dëmtimin e imazhit të vendit.

“Gjykata amerikan e ka shpallë të pafajshëm dhe e ka liruar nga gjitha aktakuzat dhe ai tani kthehet në detyrë ku ka punuar më parë. Nëse kish me u shpallë i fajshëm nga drejtësia mund të konsideronim që i prishej imazhi FSK-së, mirëpo pasi është shpallë i pafajshëm themi se nuk e dëmton imazhin e FSK-së.  Ne kemi shumë ushtar dhe kjo ka qenë vetëm një akuzë. Ai sot ka dal në punë, pasi të premten është rikthyer”, është shprehur ajo.

Ndryshe, Ilmi Sekiraqa, 23-vjeçar, kishte shkuar në trajnim në SHBA me 16 shkurt 2016 deri me 17 qershor 2016, si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi dy palëshe ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes.

Ai kishte ndjekur në SHBA trajnimin bazik për oficer të MKAB (Mbrojtje Kimike Atomike dhe Biologjike). /Indeksonline/