Krujë: Eksploziv makinës, shpërthen në lëvizje

19.09.2016 11:44:24

Një automjet në lëvizje ka shpërthyer, ndërsa një 35-vjeçar është plagosur. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Nikel të Krujës.

Sipas policisë në pjesën e përparme të automjetit tip “Touareg”, me targa AA 020 BH, ishte vendosur një sasi e vogël lënde eksplozive.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi G.B, ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën, raporton tvklan.

Ai është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.

Efektivat e Policisë ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.