Banorët nuk dëshirojnë të largohen, përleshen me Policinë e Kosovës (Video+Foto)

19.09.2016 12:02:22

Para pak çastesh Polica e Kosovës ka ndërmarr një aksion për t’i larguar nga banesat e të ashtuquajturit “program YU” banuesit të cilët konsideron uzurpues të tyre.

Këtë të fundit nuk kanë dashur t’i braktisin banesat dhe me këtë rast është zhvilluar edhe një përleshje ndërmjet banorëve dhe Policisë së Kosovës në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Indeksonline

Vlen të theksohet se “Programi YU” ka qenë projekt i regjimit të Slobodan Milosheviqit për sistemimin e serbëve në Prishtinë.

Kurse banorët janë duke këruar nga Komuna e Prishtinës një marrëveshje që t’ua shesë ato pasi që kanë investuar për shumë vite aty.