Stavileci godet Kurtin: Nuk e njeh shtetin e Kosovës njëjtë sikur Serbia e Rusia

05.05.2019 23:03:39

Blerand Stavileci, ka sulmuar ashpër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Blerand Stavileci, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, ka sulmuar ashpër kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili të dielën ka deklaraur se PDK e Lista Serbe kanë politika të përbashkëta.

Stavileci ka thënë se nuk pret asgjë tjetër nga Kurti i cili njësoj sikur Serbi e Rusia nuk e njeh dhe e minon çdo ditë shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Stavileci ka thënë se Albin Kurti fhe Vetëvendosje që thirren në shqiptari, nuk kanë arritur të gjejnë një kandidat shqiptar për kryetar të Mitrovicës së veriut, duke kandiduar kështu me një të afërm të Adriana Hoxhiqit që e mbështetë Listën Serbe.

“Në këtë Natë të Madhe, në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur harmonia dhe pajtimi duhet të mbisundojë kudo, Albin Kurti prej Vlad-imirit, duke mos njohur komb, fe e atdhe lajmërohet nga humnera e tij politike. Ai mbetet një dhe vetëm një: mohues i Kosovës shtet, sharësi më i madh i shtetit tonë krahas Beogradit e Moskës, preferuesi i sllavëve ose të huajave, sepse femrat shqiptare për të s’janë të denja për martesë e familje, godet për vota prapë shqiptarët, Mitrovicën dhe Kosovën. Këtë e bën vetëm Albin Kurti, mohuesi e kundërshtari i shtetit të Kosovës si Beogradi e Moska, organizuesi i orgjive shfrenuese, shizofreni dhe mohuesi i vetëm i Kosovës shtet. Don kinse ta fitojë Mitrovicën me joshqiptar në emër të shqiptarisë, me bashkëkombësin e Adriana Hoxhiqit të Listës Serbe. Qytetarë të Mitrovicës, jo pseudopatriotëve, jo komunistëve, jo të pamoralshmëve, jo demagogëve, jo nihilistëve, pa komb dhe pa identitet. Mitrovica vetëm për shqiptarët e assesi për marionetat Vlad-imirase”, ka shkruar Stavileci.