Stërvitje e përbashkët e trupave të KFOR-it

10.09.2016 23:59:45

Njësitet e KFOR-it për manovra në vazhdimësi janë trajnuar për të ruajtur gatishmërinë e tyre për të iu përgjigjur situatave operacionale, në rastet kur thirren si reagues i tretë.

Në këtë kuadër, më 12 Shtator, Brigada Shumëkombëshe Lindje dhe Njësitet Taktike Manovruese nga Forca Rezervë, do të kryejnë një stërvitje shumëkombëshe, në një zonë trajnimi pranë Donji Zegovac, në jug të Prishtinës, me qëllim të rritjes së ndërveprimit dhe krijimit të besimit në KFOR-in.

Ushtrimi në fjalë, është kulminacioni i planit të trajnimit që njësitet e KFOR-it kanë qenë duke e kryer, dhe do të përfshijë sulm ajror, në nivel skuadrati dhe togë.

Njësitet që i përkasin ShBA-së dhe Portugalisë do të performojnë me trajnimet e tyre për të demonstruar aftësinë që të lëvizin kudo në Kosovë, dhe të ndërmarrin çfarëdo aksioni të këmbësorisë. Kjo do të vë në pah bashkëpunimin ndërmjet partnerëve të NATO-s, me qellim të përmbushjes së misionit të KFOR-it, për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe për të mbajtur ambient të qetë e të sigurt në tërë Kosovën.