Stojanoviq tregon datën kur serbet fillojnë procesin e formimit të Asociacionit

02.01.2017 13:21:02

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë sot se serbët së bashku do të vendosin nëse në Ditën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt do të fillojnë procesin e formimit të Asociacionit të komunave serbe dhe shtoi se në vitin 2017 në Kosovë do të vazhdohet një proces i komplikuar politik.

“Vendimin nëse në këtë ditë do të fillojmë me procesin e  formimit të Asociacionit, ne do sjellim së bashku, ashtu siç kemi bërë deri më tani, por edhe tani unë po ua dërgoj një mesazh të gjithë atyre që duhet ta bëjnë pjesën e tyre të punës në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtar, që durimi i serbëve është para fundit”, tha ai