Stojanoviq vazhdon lobimin kundër ligjit për Trepçën

03.11.2016 13:04:02

Zëvendëskryeministri serb i Kosovës Branimir Stojanoviq ka thënë se nuk e kontakton asnjëherë shefin e tij në Qeveri, Isa Mustafën lidhur me atë se nëse Lista Serbe do t’i kthehet punës së rregullt në institucione.

Stojanoviq gjatë një vizite që i ka bërë fshatit Kufc e Epërme të Novobërdës ka thënë se do të vazhdojë lobimin e tij kundër Ligjit të “Trepcës” që sipas Stojanoviqit është i padrejtë dhe jo ligjor, njofton Klan Kosova

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e kthimit në institucione  ai e ka lënë të hapur edhe mundësinë që Lista Serbe të largohet nga institucionet.