Strategjia e Ramës për Kodhelin drejt presidencës

19.01.2017 14:30:51

Gjithnjë e më shumë brenda radhëve të Rilindjes emii i ministres së mbrojtjes, Mimi Kodheli, po përflitet si një kandidate e mundshme, për postin e kreut të shtetit.

Këto zëra u bënë edhe më të fortë, pas një deklarate të vetë zonjës Kodheli, e cila paralajmëroi se mund të mos ishte më në krye të ushtrisë shqiptare pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Të vinte dikush tjetër do të ishte më mire për t’i dhënë një tjetër hov rrugës së mirë në të cilën ndodhen Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes shqiptare në tërësi”, u shpreh Kodheli për Top Channel. Deklarata e Kodhelit atëherë shkaktoi kaos sepse të paktë kanë qenë ata ministra mbrojtjeje të cilët kanë dashur që ta braktisin këtë “fole pllumbash” me vullnetin e tyre të lirë.

Por, në favor të kësaj hipoteze ka edhe argumenta të tjerë. Së pari Kodheli mund të ishte e para presidente femër e Shqipërisë, dhe një ekzibicionizëm i tillë mund t’i shkonte për shtat Ramës i cili mburret në perëndim me promovimin e grave në politikë. Po t’i shtosh kësaj edhe faktin se Rama gjithmonë i ka promovuar bashkëpunëtorët e tij të vjetër në bashki, hipoteza bëhet edhe më e fortë.

Arsyeja e dytë lidhet me faktin se ministrja e mbrojtjes është më pak e akuzuar mes kolegëve të saj ministra. Në këtë qeveri të zhytur në një imazh korruptiv, ajo është më pak e atakuar nga opozita për këtë çështje. Arsyeja e tretë është se pavarësisht se femër, si ministre e mbrojtjes, Kodheli ka shfaqur një imazh garantues. Përfshirja e saj në replika me ministrin ksenofob të mbrojtes greke, Panos Kamenos.

Jo larg nga kufiri shqiptar, Kammenos, i veshur me uniform ushtarake, u shpreh ne kulmin e tensionit Athinë Tiranë se shteti grek nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Por Kodheli iu përgjigj aty për aty duke e etiketuar “Satrap”: NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve.

Pikërisht këto elementë mund të shfrytëzojë Edi Rama për të shtyrë drejt presidencës, kandidaturën e ministers së mbrojtjes.

Por përpos anëve pozitive ajo ka edhe dy pengesa ta mëdha.

E para është antarja tjetër e koalicionit që e do për vete postin e kreut të shtetit. Ministri Manjani, në një intervistë të pak ditëve më parë pohoi se LSI ka përpos Metës edhe figura të tjera kredibël për ti ngjitur në presidencë. Ndërsa nga ana e tij Ilir Meta pohoi në “Studio e Hapur” se ai do të votonte një figurë qoftë edhe nga PS, mjafton që ajo mos qe një “kukull” në duart e Ramës. Por duke ditue se vite më parë Meta e ka akuzuar Ramën se “fshihet pas fustanit të Mimit”, ky aluzion bëhet edhe më i kuptueshëm.

Një problem i dytë që mund ta pengojë ngjitjen e mëtejshme të Mimi Kodhelit është edhe marëdhënia e vështirë që ajo ka me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën. Edhe konfliktet e tyre të mëparshme mund të bëhen një pengesë në ëndrrën e ministeres së mbrojtjes që një ditë  të ngjitet drejt presidencës