Strukturat mafiozo-politike vazhdojnë atentatin ndaj luftës çlirimtare në Kosovë

30.12.2016 13:38:06

Nga Rexhep Kastrati

Propozimi për ndryshimet në Ligjin për veteranët e luftës, në Kuvendin e Kosovës ka ritkhyer sërishmi debatin e hershëm për të vërtetën për luftën në Kosovë. Dhe siç është e zakonshme në këtë lloj debati, përsëri shihen tendenca për të manipuluar me kategori të dala nga lufta, për të fshehur të vërtetën për luftën dhe për angazhimet për çlirimin e Kosovës. Këta që gjatë viteve kanë përfituar nga devijime dhe manipulime të ndryshme me luftën dhe me sakrificën e shqiptarëve për liri, po synojnë të vazhdojnë të mbrojnë këto si dhe duan të thellojnë edhe më tej këtë. Ka nga ata që duan të fshijnë angazhimet luftarake, edhe pse guerile, të tri grupeve guerile, të njohura si Grupi i Dukagjinit, Grupi i Drenicës dhe Grupi i Llapit, dhe kështu të imponojnë edhe atentatin politik mbi to dhe mbi të vërtetën. Tashmë ka të dhëna, informacione, fotografi dhe fakte të tjera se grupet e para të armatosura që në mënyrë institucionale kanë kryer ushtrime ushtarake, pra janë përgatitur për luftë dhe kanë vepruar në Kosovë që nga viti 1991. Ka edhe aksione guerile dhe sulme të ndryshme që janë kryer që nga viti 1991e deri në fillimin e luftës frontale. Dhe ata që si datë japin vitin 1994, nuk thonë se çka e dallon angazhimin e vitit 1991 e deri më 1994, dhe çka nga viti 1994  deri më 1998. Pra, Salih Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe të tjerët si këta nuk kanë bërë gjë, dhe se rrethimi i familjes së Adem jasharit më 1992 nga forcat policore serbe qenkësh bërë kot fare. Dhe ky rrethim është i njëjtë si ai më 1998 kur ndodhi masakra mbi këtë familje. Dhe sikur Adem Jashari me familje të jenë vrarë më 1992, nuk do të bënte kurrëfarë fakti historik. Pra, përpjekja për ta lënë jashtë angazhimin e grupeve guerile që nga viti 1991, është përjekje për të devalvuar luftën e vërtetë çlilirimtare në Kosovë, që nuk kursen as Adem Jasharin, Zahir Pajazitin dhe gjithë të tjerët që janë angazhuar në luftë guerile që nga viti 1991. Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, sepse në një intervistë që Xhavit Haliti ka dhënë për “Zërin” më 2001, ka pas thënë se në shtëpinë e miqve të Jakup Krasniqit ishin marr vesh për një organizim ushtarak në Kosovë, duke e anashkaluar fare të vërtetën për anagzhimet guerile që nga viti 1991. Po ashtu, në një inervistë me maska që Xhavit Haliti dhe Azem Syla kanë dhënë për Milaim Zekën në fillim të paraqtjes së UÇK-së, Adem Jasharin e kanë pas konsderuar vetëm një nga komadantët. Pra, po shihet qartë se tendenca për të anashkaluar angazhimet guerile në Kosovë që nga viti 1991, është tendencë për të lidhur angazhimet luftarake në Kosovë me përshkrime dhe paraqitje të asaj që më vonë do të identifikohet si linja e Tiranës/Kretës, pra të linjës që si formacion politiko-usharak në Kosovë do të lidhet me kohën e anarkisë së dhunshme në shtetin shqiptar, dhe me takimin Nano – Milosheviq. Dhe këto tendenca janë të njëjta me tendencat për përjashtimin e FARK-ut dhe të angazhimeve institucionale të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci. Në këtë mënyrë, edhe në këtë debat po vërehet tendenca për të fshirë historinë e organizimit politiko-institucional të viteve ’90 të shekullit të kaluar, dhe për të shkruar historinë nga koha e paraqitjes së tyre si linjë politiko-ushtarake për të komprometuar luftën dhe për të ndarë Kosovën mbi baza etnike.