Ra poshtë propaganda ruse dhe e Sorosit kundër Kosovës dhe kundër presidentit Trump

19.06.2020 17:42:32

Nga Rexhep Kastrati

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nëpërmjet një letre dërguar kryeministrit Hoti, ka shpalosur edhe një herë objektivat dhe qasjen amerikane ndaj Kosovës!

Mike Pompeo ka bërë të qartë se “Ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën në avancimin e procesit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruara në njohjen e ndërsjellë, që është esenciale për Kosovën sa i përket integrimit global dhe arritjes së potencialit të saj të plotë.”, dhe me këtë ka konfirmuar edhe një herë përkushtimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë deri në njohjen e ndërsjellë!

Me këtë, ka hedhë poshtë çdo insinuatë  dhe çdo element të propagandës ruse dhe të Sorosit e bërë edhe nga kazani medial dhe analitik shqipfolës që e paraqirnin administratën e presidentit Trump si mbështetëse të ndarjes së Kosovës!

Se bëhet fjalë për propagandë ruse dhe të Sorosit mund të kuptohet jo thjesht te shpifjet se gjoja administrata e presidentit Trump është për shkëmbim territoresh, madje na paska edhe një plan të gatshëm që do të nënshkruhet në Washington, pot po pritet rënia e Albin Kurtit si kryeministër, por nga fakti se Kosova dhe Serbia u krahasuan me Palestinën dhe Izraelin, dhe me rajone proruse në Ukrainë, Gjeorgji e Moldavi!

Nëpërmjet propagandës kundër Presidentit Trump, përveçse synohej konfrontimi i Kosovës me SHBA-të, synohej që presidenti Trump të paraqitej si të paaftë për zgjidhje të krizave botërore, pra për të luajtur rol udhëheqës në botë! Përveç kësaj, propaganda e Sorosit u mundua ta paraqiste presidentin Trump si konfrontues me aleatët evropianë dhe si i tillë është rrezik për SHBA-të!

Siç dihet, presidenti Trump ka si qëllim rrënimin e trashëgimisë amerikane e botërore të Sorosit, gjë që ka nxitur një armiqësi të këtij të fundit ndaj presidentit amerikan!

Albin Kurti ishte njeriu i përshtatshëm për të nxitur ndjenja kundër presidentit Trump! Dekëarata e tij sipas të cilës ai ishte me Amerikën e Martin Luther Kingut, e jo të Al Kapones, ishte një deklaratë e rëndë për të dalë nga goja e një shqipfolësi! Me këtë, Albin Kurti krahasonte presidentin Trump dhe administratën e tij me Al Kaponen!

Albini si kryeministër dhe gjithë shpura politike dhe mediale që e mbështeste, e pozicionoi veten dhe Kosovën kundër presidentit Trump, në krah të Sorosit, duke e përfshirë kështu në fushatën e gjithëmbarshme kundër presidentit amerikan, në krye me Sorosin dhe qarqe botërore kundëramerikane, edhe në kontekst të zgjedhjeve presidenciale në SHBA!

Krahasimi me Palestinën dhe Izeaelin, ndërkaq u bë për të paraqitur Kosovën si Palestinën, kurse Serbinë si Izraelin, për të nxitur kështu ndjenja të ekstrenizmit fetar, dhe për ta paraqitur Amerikën si përkrahëse të Serbisë e armike të Kosovës!

Në aspektin gjeopolitik, kulturor e historik, një krahasim i tillë do të nxiste edhe ndjenja kundërhebraike, të shoërfaqur më herët edhe nga përfaqësues të VV-së, siç është rasti i kandidatit të saj për kryetar të Rahovecit!

Në këtë mënyrë do të realizohej armiqësimi i shqiptarëve ndaj SHBA-ve dhe ndaj Izraelit, me çka do të nxiteshin kundër të gjitha lobet hebeaike në SHBA dhe kudo nëpër botë, dhe administrata e SHBA-ve!

Duhet të kujtojmë se më 2015-2016, zyrtarë të lartë serbë e krahasuan Kosovën me Sirinë!

Në anën tjetër, krahasimi i Kosovës me rajonet proruse në Ukrainë, Gjeorgji e Moldavi, ishte krahasim që edhe zyrtarisht e kishte bërë vetë Rusia! Jo një herë, Rusia kishte krahasuar Kosovën me Krimenë dhe kishte kërkuar që të njihej edhe vullneti i Krimesë, sikurse i Kosovës, dhe nëse SHBA-të dhe Perëndimi në përgjithësi do të njihnin pavarësinë e Krimesë nga Ukraina, edhe Rusia do ta njihte pavarësinë e Kosovës! Këtë çështje e kam trajtuar në shkrimin “Kurthet e Putinit për të drejtën ndërkombëtare dhe për shqiptarët”, botuar më 30 tetor 2014!

“Në bazë të referendumit, Krimea, sikurse Kosova, e ka miratuar deklatën për pavarësinë, dhe i është drejtuar Rusisë me lutjen që të pranohet në përbërje të shtetit rus.” – kishte deklaruar Vladimir Putin!  Kurthi ishte që të barazonte Kosovën që ka qenë pjesë konstitucionale e federatës jugosllave, me rajone proruse pa ndonjë status në federatën sovjetike, dhe të krahasonte pavarësimin e Kosovës si pasojë e shoërbërjes së ish-Jugosllavisë!

Nëse SHBA do të pranonin kurthe të tilla do të kishte një zinxhir ciklik të shoërbërjes së shteteve të dala nga BRSS, por edhe në Evropë dhe kudo në botë!

Sigurisht, SHBA-të dhe bota nuk ra në kurthe të tilla, por Rusia nuk hoqi dorë nga krahasime dhe kurthe të tilla!

Propaganda ruse e bërë nga shqipfolës, përveçse rikontekstualizonte krahasimet e tilla, devalvonter gjithë procesin e gjertanishëm të pavarësisë, por edhe e ç’orienton opinionin shqiptar dhe dnërkombëtar, aq më tepër kur kjo propagandë bëhej në gjuhën shqipe dhe nga shqipfolës!