Studentes myslimane në Gjermani i ndalohet mbulimi i fytyrës

23.08.2016 16:11:19

Një studenteje myslimane në Gjermani i është ndaluar mbajtja e shamisë dhe mbulimit të fytyrës në klasë nga gjykata gjermane pasi që nga shkolla ku ajo studion u tha se po pengon zhvillimin edukativ, shkruan The Independent.

18 vjeçares i ishte thënë nga shkolla dhe gjykata se ajo nuk mund të vishte më mbulesën fetare që mbulon tërë trupin dhe fytyrën.

Vendimi erdhi disa ditë pasi aleatët e kancelares Anglea Merkel thanë që shamia që mbulon vetëm flokët(Burqa), e cila është ndryshe nga ajo e cila mbulon tërë trupin deri tek sytë(Niqab), ishte “ në kundërshtim me integrimet”.