Studentja që kërceu drejt vdekjes – derisa aeroplani ishte në njëmijë metra lartësi

01.08.2019 09:43:12

Një studente e Universitetit të Kembrixhit hapi me forcë një derë të një aeroplani dhe u hodh drejt vdekjes, ndërsa ishte në mes të ajrit.

Sipas mediave të huaja, Alana Cutland, 19 vjeçe, ra nga një aeroplan i lehtë Cessna ndërsa udhëtonte përsëri nga një shtëpizë e largët, ku po studionte gaforret, si pjesë e diplomimit të saj në shkencat natyrore.

Ndërkohë raportohet se ngjarja tragjike ndodhi 15 minuta pasi aeroplani u ngrit nga rajoni i largët i Analalava në Madagascarin verior më 25 korrik.

Alana është kuptuar se ka luftuar me turistin britanik Ruth Johnson përpara se të hidhej nga rreth njëmijë metra lartësi në Savana të Madagaskarit.

Një veprim të tillë ajo e kishte bërë, edhe pse piloti kishte tentuar të parandalonte këtë – duke e kapur studenten për këmbe dhe duke manovruar me aeroplanin.