Studimi/ Kur rrezikojmë më shumë të infektohemi me COVID-19? Këtë këshillë nuk duhet ta humbni

05.04.2020 16:37:50

Me pandeminë e koronavrusit që është përhapur anembanë botës, njerëzit i kanë mësuar se cilat masa duhen marrë që infektimi të shmanget. Distancimi social, përdorimi i maskave, higjiena personale dhe mjedisore, janë disa nga rregullat, që tani dihen për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Por sa është sasia e Covid-19, ndaj të cilës i ekspozohemi çdo ditë? “Si me çdo helm tjetër, viruset zakonisht janë më të rrezikshëm në sasi të mëdha. Ekspozimet e vogla fillestare kanë tendencë të çojnë në infeksione të buta ose asimptomatike, ndërsa dozat e mëdha mund të jenë vdekjeprurëse”, thonë profesori Joshua Rabinoëitz dhe studiuesja Caroline Bartman për gazetën Neë York Times.

“Kur hyn në një ndërtesë apo në një zyrë ku ka qenë dikush me koronavirus, nuk është aq e rrezikshme sa të ulesh pranë atij personi të infektuar gjatë një ore udhëtim me tren”, shtojnë ata.

Për këtë arsye, distancimi social dhe higjiena e duhur ndihmojnë në uljen e dozës së viruseve, ndaj të cilëve jemi të ekspozuar. Siç shpjegon Corriere, për këtë arsye duhet pasur kujdes i veçantë për të parandaluar ekspozimin ndaj dozave të larta me Covid-19. “Këto doza janë më të mundshme gjatë ndërveprimeve të ngushta me njerëzit, por edhe gjatë takimeve në lokale të mbushura apo kur prekim fytyrën pasi kemi marrë një sasi të konsiderueshme në duar”.

Dy studiuesit kanë sqaruar në fakt se “ndërveprimet njerëzore janë më të rrezikshme në hapësira të mbyllura dhe në një distancë të shkurtër, me një përshkallëzim të dozave në rritje me kohën e ekspozimit”.

“Sa u përket ndërveprimeve kalimtare, që shkelin rregullin e ruajtjes së distancës prej 1.80 metra, si për shembull gjatë pagesës në një supermarket, ato duhet të jenë sa më të shkurtra, duke synuar rregullin: “brenda një metri dhe tetëdhjetë centimetra, vetëm gjashtë sekonda””.

OBSH aktualisht rekomandon që të ruhet një distancë minimale prej të paktën 1 metër nga një person tjetër. Ekspertët shtojnë se “rrobat dhe ambalazhet ushqimore që janë ekspozuar ndaj dikujt me virus duket se paraqesin një rrezikshmëri të ulët”.