Sulltanati i Bruneit ka mbrojtur hyrjen në fuqi të dënimit me vdekje për homoseksualët, i cili u kritikua në shkallë ndërkombëtare.
“The Guardian” ka cituar një letër që sulltanati i ka dërguar deputetëve të Parlamentit Europian, ku thuhet se vdekja me goditje me gurë si dënim për personat që bëjnë seks brenda së njëjtës gjini, është shumë e rrallë.
Prognozat e rralla të zbatimit të dënimit, argumentohen me atë, se duhen si dëshmitarë gjithmonë “dy burra të një rangu të lartë moral dhe besimtarë të mëdhenj”. Duke pasur parasysh dëshirën e vendit, vlerat tradicionale dhe ruajtjen e “linjës së familjes”, kërkojmë “tolerancë, respekt dhe mirëkuptim”.
Në fillim të muajit sulltanati vendosi dënime të ashpra edhe për vjedhjen. Hajdutët duhet të llogarisin me prerjen e dorës apo këmbëve në sulltanat. Bazë për këto dënime merret sharja, që në një kuptim të gjerë rregullon jetën fetare dhe ligjore të fesë islame.









































