Sulm me thikë në Rusi, tetë të plagosur (Video)

19.08.2017 13:21:04
Tetë persona janë plagosur me thikë në një sulm që ndodhi në qytetin rus Surgut rreth orës 11:20 sipas kohës lokale.

Nuk ka të vdekur nga sulmi por viktimave po u jepet trajtimi mjekësor.

Siç shkruan Dailymail, sulmuesi është identifikuar derisa polici po heton motivet e këtij rasti.

Ndërkaq në një video të publikuar në youtube shihet se si një polic e mban të shtrirë dhe të lidhur me pranga një person, për të cilin besohet se është sulmuesi.