Sulm në Paris, vritet një polic dhe një tjetër plagoset rëndë (Video)

20.04.2017 21:03:17

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë të shtënave me armë në qendër të Parisit, raporton Reuters i cili shton se edhe sulmuesi i policëve është vrarë.

Sipas medieve franceze, incidenti ka ndodhur në Champs Elysees, kur një burrë i panjohur filloi të qëllojë me armë në drejtim të policëve.

Personi që kishte shtënë në policinë është vrarë, ka bërë të ditur një burim Brenda policisë për Reuters.