Sulm vetëvrasës në Damask, shumë viktima

15.03.2017 13:49:05

Një sulmues vetëvrasës ka hyrë të mërkurën në ndërtesën e gjykatës në Damask, me ç’rast ka vrarë dhe plagosur dhjetëra persona, njoftojnë mediat shtetërore siriane.

“Terroristi ka hedhur veten në erë në Pallatin e vjetër të drejtësisë në Damask. Ka të vrarë dhe të plagosur”, njofton AFP.

Raportohet për të paktën 25 persona të vdekur dhe shumë të plagosur. Ende nuk ka marrë askush përgjegjësinë për sulmin.