“Sulmi i Amerikës në Siri është një farsë, Putin dhe Trump janë të pandashëm”

17.04.2017 13:36:22

Përfaqësuesja në Kongresin e Kalifornisë, Maxine Water beson se prapa sulmeve me raketa ndaj Sirisë, është dëshira e presidentit Trump për t’i hequr sanksionet ndaj shtetit të Rusisë.

Sipas saj përshkallëzimi i tensioneve mes Moskës dhe Uashingtonit është vetëm një ‘performancë’ shkruan The Huffington post.

Water ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin janë miq të pandashëm, dhe ngjarjet e fundit po bëhen për të hequr sanksionet ndaj Rusisë dhe për të shfrytëzuar naftën në Arktik.

Ligjvënësja amerikane është e njohur për deklarata të tilla pasi ajo kishte thënë se Trump gjendet në krahë të Putinit, përderisa sulmet ndaj Koresë vazhdojnë.

Ajo është shprehur e bindur se Rusia po e rrit ndikimin në shtetin amerikan.