Sulmi ndaj një xhamie nga një serb dhe deklarata e Marko Gjuriqit për pasiguri dhe bombë sociale a po paralajmërojnë sulme terroriste në Kosovë dhe destabilizim të saj?

16.04.2017 17:45:43

Nga Rexhep Kastrati

Një serb ka sulmuar një xhami, dhe gjithë kjo kaloi pa ndonjë bujë të madhe. Por një sulm i një shqiptari ndaj një kishe serbe nuk do të kalonte pa bujë. Madje bujë të madhe do të bënte edhe po të mos dihej fare kryesi apo kryesit e ndonjë sulmi ndaj ndonjë kishe serbe. Dhe ky është dallimi në perceptim, interpretim dhe në qëndrim politik që është bërë dhe po bëhet në Kosovë. Gjatë viteve kanë ndodhur sulme të ndryshme, dhe për këto janë akuzuar shqiptarët, edhe pse nuk është thënë kurrë se kush ka kryer ato sulme. Në anën tjetër, janë kryer sulme ndaj shqiptarëve nga serbët, dhe jo vetëm që janë ditur kryesit, por edhe janë bërë publike detaje, dhe përsëri janë përbaltur dhe pasojat i kanë vuajtur shqiptarët.

Ndër rastet më eklatante ka qenë rasti kur disa serbë kishin mbytur dy djem shqiptarë në Mitrovicë, e që u pasua me protesta në Kosovë më 17 e 18 mars 2004. Në fund të tyre pati dhjeta viktima shqiptare dhe pasoja të rënda politike, diplomatike dhe të tjera patën shqiptarët dhe Kosova. Pra, edhe u mbytën, edhe u vranë, edhe paguan shtrenjtë , sepse forma aktuale e rregullimit juridiko-kushtetues i Kosovës është ndikuar shumë nga njgarjet e 17 dhe 18 marsit 2004. Të kujtojmë se këto protesta të shqiptarëve u përmendën si argument se përse strukturat paralele, apo institucionet e Serbisë në Kosovë ishin të vetmet e besueshme dhe që u oforjnë siguri serbëve, në Raportin e Kai Aide-s që u bë bazë për Deklaratën e Grupit të Kontaktit për Kosovën dhe për Parimet mbi të cilët u bazuan negociatat e Vjenës në krye me Marti Ahtisarin. Por protestat e 17 dhe 18 marsit 2004 u përmendën dhe dnikuan fort edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, edhe në pjesën përmbajtësore: Aneksi I – Dispozitat kushtetuese, Aneksi II – Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të komuniteteve, Aneksi III – Decentralizimi, Shtojcë Aneksit III – Përcaktimi i komunave të reja, Aneksi IV – Sistemi gjyqësor, Aneksi V – Trashëgimia fetare dhe kulturore, por edhe në pjesën e Konkluzioneve ku u bë propzimi konkret për pavarësinë e Kosovës.

Pra, nga kjo po del qartë se nxitës dhe përfitues të akteve të ndryshme kriminale janë serbët, agjenturat e tyre dhe rekrutët e tyre shqiptarë, të cilët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një mision: të kryejnë akte të dhunshme, të destabilizojnë  Kosovën, të krijojnë konflikt brendashqiptar dhe ndëretnik dhe t’i hapin rrugë ndarjes së Kosovës apo edhe krijimit të një “Republika Srpska” në Kosovë. Dhe kjo është ajo që jam duke e thënë jo vetëm gjatë këtyre dy -tri viteve të fundit, kur edhe u shfaqën format brotale, anrakiste dhe në kufijtë e terrorizmit, por që nga kohë e luftës e këndej.

Dhe në këtë kontekst, duhet thënë se sulmi i një serbi mbi një xhami ditën e Pashkëve, nuk ka sesi të jetë një sulm i izoluar, as një sulm mbi teket apo urretjen personale, por si pjesë e angazhimeve të agjenturave serbe, ruse dhe të aleatëve të tyre për të destabilizuar Kosovën dhe për të rrënuar institucionet e tij. Dhe provokimi fetar i një serbi ndaj një xhamie, ndërkohë që pat alarm për sulme terroriste gjatë pashkëve, dhe ndërkohë që në Maqedoni është shumë i madh ndikimi i grupeve të ndryshme radikale, e për më tepër kur në Kosovë ka rritje të agresivitetit politik për shkak të mundësisë së procedimit të demarkacionit në Kuvend, kur edhe pritet një tensionim politiko-institucional, është vetëm për t’i vënë barut zjarrit dhe për të nsitur dhe legjitimuar edhe kundërvënien tjetër: sulme në ndonjë kishë serbe, e që do të shërbente si argument për Serbinë, Rusinë dhe aleatët e tyre që të paraqesin situatën shumë të vështirë të të drejtave njerëzore, etnike dhe fetare të serbëve, për të paraqitur si të nderë dhe të vështirë situatën e sigurisë për ta.

Dhe se është kështu, dëshmoi edhe Marko Gjuriq, i cili e paraqiti të pasigurt gjendjen e serbëve, foli për radikalizëm fetar, dhe për bombë sociale në Kosovë. Në këtë mënyrë, Marko Gjuriq bëri të qarta tri pikat goditëse ndaj Kosovës: redalizmin fetar që do të mund të shoqërohet me sulme ndaj ndonjë kishe serbe dhe me shpërfaqje të tjera të këtij radikalizmi; shpërthimin e protestave me bazë sociale në Kosovë, dhe të gjitha këto do të argumentonin gjendjen e pasigurt të serbëve në Kosovë. Në këtë mënyrë, edhe ka shpjeguar edhe një nga burimet e sulmeve terroriste në Kosovë që i kanë përgatitur pikërisht agjeturat serbe, ruse dhe të aleatëve të tyre në rajonin tonë, në Evropë dhe në kontinente tjera, por edhe të grupeve radikale islamike, përkatësisht shtete e ndryshme islame  aleate të Serbisë dhe të Rusisë.