Po numërohen votat e fundit, këto janë rezultatet e referendumit në Turqi...

Po numërohen votat e fundit, këto janë rezultatet e referendumit në Turqi (Foto)

16.04.2017 17:44:12

Deri më tani, së paku sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, janë numëruar rreth 96 për qind të votave nga referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, nga 96 për qind të votave të numëruara, rezultatet flasin për një avantazh për “Po”-në e ndryshimeve kushtetuese.

Sipas rezultateve të publikuara, nga këto vota për “Po” kanë votuar 51.88 për qind, ndërsa për “Jo” kanë votuar 48,12 për qind.